TULKAREM

Armata izraelite, pas bastisjeve dy ditëshe, u tërhoq nga Tulkaremi, duke e mbajtur të rrethuar me tanke, por ndërmori sërish operacione në Betlehem të Bregut perëndimor, në përndjekje të militantëve palestinezë.
Sipas burimeve palestineze, gjatë operacioneve në Tulkarem janë arrestuar mbi 100 pesona.
Një ushtar izarelit u vra në konfrontime dhe dy u plagosën, bashkë me 6 palestinezë.
Ndërkaq, lideri i grupit militant të Hamasit , Sheikh Ahmaed Yassin, citohet të ketë thënë se nuk do të ndalen sulmet vetëvrasëse kundër Izraelit. Ai ka thënë se i vjen keqë që vihen në shënjestër civilët izraelitë, por kështu veprohet sepse edhe Izraeli vë në në shënjestër civilët palestinezë.