BAZA AJRORE BAGRAM/AFGANISTAN

Marincat britanik kanë filluar një operacion të ri në lindje të Afganistanit që të pamundësojnë lëvizjet e luftëtarëve talibanë dhe al Kaidas në provincën Khost që kufizon me Pakistanin.
Zëdhënësi i armatës britanike, koloneli Ben Curri tha në Bagram se në opercionin që pritet të zgjasë një muaj, marrin pjesë 300 ushtarë të strërvitur për operacione malore.