LONDËR

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës i udhëhequr nga kryetari Nexhat Daci ka patur bisedime në Londër me ministrin e Forin Ofisit Britanik, Denis MacShame, pas vizitës treditëshe në Irlandën Veriore.
Kryetari i Kuvendit, pas takimit u ka bërë apel azilkërkuesve nga Kosova në Mbretërin e Bashkuar që të kthehen në Kosovë.
“Nuk ka më nevojë që kosovarët të vazhdojnë të kërkojnë azile, sepse tash kemi paqë në Kosovë”, ka thënë Nexhat Daci.