BAGRAM

Pentagoni tha se hetuesit ende nuk i kanë gjetur kufomat apo varret e atyre që supozohet të kenë humbur jetën nga sulmi i aeroplanëve luftarakë amerikanë ndaj disa dasmorëve afganë në Afganistanin lindor.
Hetuesit nga Shtetet e Bashkuara, të shoqëruar nga zyrtarë afganë, dje arritën në provincën Uruzgan, dy ditë pas sulmit nga ajri, për të cilin zyrtarët afganë thanë se ka lënë të vrarë rreth 40 dasmorë.