HAGË

“Përpjekjet e forcave të armatës jugosllave në Kosovë në vitin 1999, nuk qenë të fokusuara në guerrilasit shqiptarë të Kosovës por në shpagimin kundër civilëve të cilët u dhanë mbështetje guerrilasve”– ka deklaruar në procesin kundër Sllobodan Millosheviçit, ish-atasheu britanik në Beograd, koloneli i pensionuar, Xhon Krosllend. Më tej dëshmitari i prokurorisë, Krosllend tha se shkatërrimi i gjysmës së Kosovës ishte kundër-produktive për autoritetet serbe pasi, siç u shpreh ai, “shtoi përkrahjen për guerrilasit”.