MADRID

Qeveria e Spanjës beson se së shpejti mund të arrihet një marrëveshje me Marokun lidhur me ishullin kontestues, pasi Shtetet e Bashkuara po ndërmjetësojnë në kontestin ndërmjet dy vendeve fqinje, kanë deklaruar burime qeveritare, transmeton agjencia Reuters. Thuhet se këto informata mbështeten në përpjekjet intensive diplomatike gjatë natës së mbrëmshme.