TIRANË

Parlamenti i Shqipërisë vazhdon debatin për programin e qeverisë Nano. Kryeministri tha në fjalimin e mbajtur në Parlament se do të veprojë, siç u shpreh, me tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe pa mëshirë për trafiqet ilegale.
Partia Demokratike dhe të tjera parti të djathta kanë adresuar vërejtje serioze ndaj programit dhe përbërjes së qeverisë.