JERUZALEM

Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe mbi 80 të tjerë janë plagosur kur një bombë shpërtheu në Universitetin Hebre të Jeruzalemit gjatë vaktit të drekës.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupimi militant islamik Hamas që e ka paraqitur aktin si shpagim ndaj vrasjes,-gjatë një sulmi raketor izraelit në fundjavë,- të 14 civilëve palestinezë.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme izraelite, Mark Sofer, e quajti atentatin një sulm të tmerrshëm terrorist.
‘Ky është një tjetër akt i neveritshëm i dhunës palestineze, përmasat e tmerrshme të të cilit nuk mund të përshkruhen me fjalë. Termi palestinez po bëhet gjithnjë e më tepër sinonim i fjalës terrorizëm’ – u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite.