NJU DELHI

Kryeministri i Indisë, Atal Behar Vajpayee, është takuar me ndihmësit e tij, pas sulmit mbi pelegrinët hindus në rajonin e Kashmirit, ku u vranë 8 pelegrinë dhe 23 të tjerë u plagosën.
Zyrtarët indianë kanë kanë akuzuar Pakistanin se qëndron pas këtyre sulmeve, me qëllim prishjen e zgjedhjeve në Kashmir, që do të mbahen muajin e ardhshëm.