VILNIUS

Rreth 300 policë nga kartoni, janë vendosur në afërsi të 90 shkollave të kryeqytetit të Lituanisë, për t’ua tërhequr vëmendjen drejtuesve të makinave që të ngasin më ngadalë.
Kryetari i Bashkisë Arturas Zuokas tha se qyteti me këtë përpiqet t’i mbrojë nxënësit nga trafiku i ngarkuar nëpër rrugët e kryeqytetit.