MOSKË

Grupi për të drejtat e njeriut Memorial nga Rusia dhe çeçenë separatistë thanë në komunikata të veçanta se në kufirin midis Çeçenisë dhe Ingushetisë është zbuluar një varrezë masive me kufomat e 15 njerëzve që ishin arrestuar më herët nga trupat ruse.
Memorial thotë se kufomat janë identifikuar dhe të gjithë kanë qenë çeçenë të arrestuar nga trupat ruse gjatë kësaj vere.