VIENË

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë ka bërë thirrje që lufta globale kundër terrorizmit të jetë në pëputhje me të drejtat njerzore. Kryesuesi i OSBE-së, ministri i Jashtëm portugez, tha se rruga e vetme për të mposhtur terrorizmin është të ruhen të drejtat e njeriut dhe dinjiteti me çdo kusht.