GJENEVË

Diplomati brazilian Serxhio Vieira de Melo, ka zëvendësuar sot Meri Robinson në postin e komisionerit të lartë për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara.
De Melo për një periudhë të shkurtër kohe ka shërbyer si kryeadministrator i Kosovës, ndërsa ka një përvojë të pasur në Kombet e Bashkuara dhe misionet e tyre në terren.