UASHINGTON

Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, George Bush është duke kosideruar disa opsione për satabilizimin e Irakut pas sulmit të mundëshëm ushtarak për përmbysjen e qeverisë që vendi të “mos kollapsonte”.
“Opsionet që po shohin Shtet e Bashkuara janë bashkëpunimi nëpërmjet koalicionit tonë ndërkombëtarë, angazhimi nëpërmjet Kombeve të Bashkuara, bashkëpunimi nëpërmjet njësive për çështje civile të armatës për të arritur stabilitetin në çfarëdo forme që mundë të marrë”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleicher.
Ai dezavuoi raportet e publikuara në shtypin amerikan se Uashingtoni konsoderon okupimin ushtarak sikurse ai që u vu në Japoni pas Luftës së Dytë Botërore.