SARAJEVË

Komisioni boshnjak për personat e humbur ka bërë të ditur se ekspertët kanë gjetur një varr të ri masiv në fshatin Kamenicë në verilindje të Bosnjës.
Deri tani kanë nxjerrë mbetjet e 34 personave, ndërkaq pritet që puna të përfundojë javën e ardhshme.