BAGDAT

Grupi i parë i inspektorëve të kontrollit të armëve, i përbërë nga 30 vetë, ka arritur në Irak, pas një ndërprerje 4 vjecare.
Inspektorët, të cilët kanë mandatin e Këshillit të Sigurimit, synojnë të carmatosin Irakun nga të gjitha armët e mundshme të shkatërrimit në masë që zotëron.
Kreu i inspektorëve Hans Blix, me të mbërritur në Bagdat deklaroi se inspektimi është në interesin e Irakut dhe të botës.
“Tani është një mundësi e re dhe shpresojmë se kjo mundësi do të përdoret si duhet dhe për pasojë dhe sanksionet do të hiqen dhe në afat të gjatë do kemi një zonë pa armë të shkatërrimit në masë në Lindjen e Mesme”, tha Blix.
Presidenti amerikan George Bush ka ritheksuar se dështimi i inspektimit do të cojë në sulmet ushtarake, kundër Irakut, të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara.