PRISHTINË

Kosova është bërë një nga nënshkrueset e Memorandumit të mirkuptimit për furnizimin me energji elektrike në 15 nëntor në Athinë, duke u bërë kështu anëtar i barabartë i tregut rajonal të energjisë elektrike, njoftuan zyrtarët e UNMIK-ut.
Zëvëndës shefi i UNMIK-ut për çështje ekonomike, Andy Bearpark tha në Prishtinë se “për herë të parë në emër të Kosovës kishte nënshkruar një Memorandum me status të barabartë me vendet tjera të Ballkanit”.