XHENIN

Trupat izraelite, të cilat kanë vendosur regjimin e shtetrrethimit në qytetin Xhenin të Bregut Perëndimor, qëlluan për vdekje sot një të ri palestinez.
16 persona të tjerë janë plagosur gjatë shembjes së një qendre tregtare – njoftojnë dëshmitarë palestinezë dhe burime spitalore.
Një tjetër adoleshent palestinez humbi jetën në përleshje mes civilëve dhe trupave ushtarake në Rripin e Gazës.