UASHINGTON

Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush i ka ofruar popullit të Iranit miqësinë e Shteteve të Bashkuara dhe i ka bërë thirrje qeverisë iraniane që të përqafojë demokracinë.
“Nëse Irani i respekton obligimet e veta ndërkombëtare dhe përqaqfonë lirinë dhe tolerancën, ai nuk do të ketë mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara”, ka thënë presidenti amerikan.
George Bush i ka bërë këto komente në Radio Farda, servis i posathemeluar në Shtetet e Bashkuara në gjuhën persishte.