Serbia nuk do paguajë borxhin e Kosovës

Qeveria e Serbisë do të shqyrtojë gjatë ditës propozimin, i cili parasheh ndalimin e pagesës së borxhit të Kosovës ndaj institucioneve financiare ndërkombëtare.

Sipas qeverisë serbe borxhi i Kosovës, që po paguhej nga Beogradi, ishte 1.2 miliardë dollarë. Ministri i ekonomisë, Mladjan Dinkiç tha se qeveria do krijojë një ekip të posaçëm për këtë çështje.

Propozimi i Dinkiçit ka hasur në kritika të ashpra të atyre që përfaqësojnë një linjë më të ashpër në qeveri. Sipas tyre kjë është shenjë se Serbia po heq dorë nga Kosova.