SHBA dhe BE përshëndesin bisedimet për Qipron

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur vendimin për vazhdimin e bisedimeve kushtuar bashkimit të Qipros, ndërmjet liderëve grek dhe turq të këtij vendi.

Qiproja është e ndarë në vija etnike nga viti 1974 kur Turqia mori pjesën veriore si përgjigje një tentimi të Athinës që përmes grushtetit të bashkoj këtë ishull me Greqinë.