Arrestohet drejtori i Aeroportit të Prishtinës

Sektori i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në kuadër të Shërbimit Policor të Kosovës ka arrestuar sot tre të dyshuar, dy zyrtarë të lartë në Aeroportin e Prishtinës dhe një pronar i një biznesi-kompanie.

Në mesin e të arrestuarve, është edhe Afrim Haziri, drejtor i deritashëm i Aeroportit të Prishtinës, ka konfirmuar Shërbimi Policor i Kosovës.

Në njoftimin e këtij Shërbimi thuhet se arrestimet janë bërë në bazë të dyshimeve për shpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim të ndikimit, mashtrimit në detyrë dhe lidhje të kontratës së dëmshme.