SHPK: Të shtëna në Zubin Potok

Shërbimi Policor i Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri në zonën e Zubin Potokut, në veri të Kosovës.

Në bazë të hetimeve të para, dyshohet se të shtënat kanë ardhur nga afërsia e fshatit Koshtovë, nga pushkë gjysmë automatike.

Të shtënat janë ndalur pas shkrepjes së tre plumbave nga armët zyrtare të pjesëtarëve të Shërbimit Policor të Kosovës. Deri më tash nuk është zbuluar se prej kujt kanë kanë ardhur të shtënat.