Afganistan: U vranë dy ushtarë britanikë

Nga një shpërthim që goditi një patrullë të NATO-s në jug të Afganistanit, janë vrarë dy ushtarë britanikë.

Ministria e mbrojtjes e Britanisë tha se dy pjesëtarët e saj ishin në një patrullë afër vendit Kajaki, që është një vatër militante në provincën Helmand, kur makina e tyre u qëllua.

Të dy ushtarët vdiqën në spital nga plagët që i morën nga shpërthimi.

Raportohet se numri i ushtarëve të vrarë britanikë në Afganistan, nga viti 2001, arriti në 91.