Franca komunikon me piratët

Franca ka vënë kontaktet e para me piratët që rrëmbyen një jaht francez dhe 30 personat që gjendeshin në të.
Incidenti ndodhi në brigjet e Somalisë.

Ministri i jashtëm i Francës, Bernard Kouchner nuk hodhi poshtë mundësinë e ndonjë pagese për të liruar pengjet.