Vujanoviç rizgjidhet president i Malit të Zi

Filip Vujanoviç është rizgjedhur presidenti i malit të Zi, në zgjedhjet e para presidenciale që nga shpallja e pavarësisë.

Vujanoviç fitoi me mbi 51% të votave, derisa ndjekësi i tij më i afërt, Andrija Mandiç fitoi 20% të votave. Mandiç kërkonte lidhje më të ngushta me Serbinë.