Mekormak: Mugabe të ndalë dhunën

Shtetet e Bashkuara kanë ftuar qeverinë e Zimbabvesë të ndalë dhunën ndaj kundërshtarëve.

Zëdhënësi i Stejt Departamentit Shon Mekormak raportet për dhunën i ka cilësuar shumë brengosëse dhe sërish ka ftuar autoritetet që të bëjnë publik rezultatet e zgjedhjeve.

"Ne sërish ftojm qeverinë e Mugabes të ndërprejë shfrytëzimin e taktikave të dhunës dhe frikësimit kundër qytetarëve që kërkojnë ushtrim paqsëor të të drejtave të tyre politike", ka thënë Shon Mekormak.