Rupel dhe Lavrov diskutojnë për Kosovën

Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Sllovenisë kanë diskutuar gjatë një bisede telefonike për situatën në Kosovë. Biseda është zhvilluar me nismën e shefit të diplomacisë sllovene, Dimitri Rupel.

Rusia po bllokon përmes rolit të saj në Këshillin e Sigurimit kalimin e përgjegjësive nga UNMIK-ut tek Bashkimi Evropian.

Aktualisht, Sllovenia ka kryesinë e radhës së BE-së.