Sulmohet parada e ushtrisë në Afganistan

Një breshëri shpërthimesh kanë ndodhur sot në paradën ushtarake të Afganistanit, në të cilën merrte pjesë edhe presidenti Hamid Karzai, por që shpëtoi pa u lënduar. 

Gjatë një adresimi pas incidentit, presidenti Karzai tha se disa prej personave të përfshirë në sulm janë arrestuar. Incidenti ka ndërprerë manifestimin që shënonte mposhtjen e invazionit sovjetik në Afganistan. Zyrtarët spitalorë kanë njoftuar për së paku nëntë persona të plagosur, përfshirë dy ligjvënës.