Vriten 28 militantë në luftimet në Bagdad

Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se trupat e saj sot kanë vrarë të paktën 28 militantë në lagjen Sadr City të Bagdadit.

Prej të dielës, militantët besnikë të klerikut radikal shiit Muqtada al-Sadr i ndërmorën sulmet kundër forcave amerikane.

Ushtria amerikane tha se 45 pjesëtarë të milicive dhe katër ushtarë amerikanë kanë humbur jetën prej të dielën dhe të hënën në zonën në fjalë.