Fillojnë bisedimet kinezo-tibetiane

Përfaqësuesit e udhëheqësit shpirtëror në mërgim të Tibetit, Dalai Lama, janë në Shënzhen në jug të Kinës, për bisedime me zyrtarët kinezë.

Bisedimet, që fillojnë sot, janë të parat që nga shpërthimi i protestave anti kineze në muajin mars në Tibet.

Trazirat çuan në një mbështetje ndërkombëtare për bojkotim të Lojërave Olimpike verore, që mbahen këtë vit në Kinë.