Përleshje të reja në Rripin e Gazës

Dy palestinezë janë vrarë dhe të paktën 13 janë plagosur në dy incidente izraelito-palestineze në jug të Rripit të Gazës.

Në incidentin e parë, një aeroplan izraelit shkrepi një raketë drejt një grupi palestinezësh afër qytetit Khan Younis, me ç'rast u vranë dy palestinezë.

Incidenti i dytë ka ndodhur gjatë një shkëmbim zjarri të ushtrisë izraelite me militantët palestinezë.