NATO dënon incidentet e dhunshme në Maqedoni

NATO i ka dënuar incidentet e dhunshme që kanë shënuar hapjen e fushatës parazgjedhore në Maqedoni, e cila përpiqet të bëhet anëtare e aleancës.

"NATO është e shqetësuar dhe e dënon vargun e incidenteve të dhunshme që kanë ndodhur që nga hapja zyrtare e fushatës zgjedhore", tha zëdhënësi i aleancës, James Appathurai.

"Shqetësimi ynë i veçantë janë incidentet në veriperëndim të vendit, sidomos sulmet me të shtëna ", tha ai.

Appathurai tha se "aleatët e NATO-s presin zgjedhje të lira e të drejta dhe pa dhunë".