Beograd: Nacionalistët dhe socialistët mund të formojnë qeveri

Nacionalistët serbë dhe socialistët e Millosheviqit thanë se janë afër të formojnë qeverinë dhe të lënë anash fitoren e grupeve pro-perëndimore, transmeton Associated Press.

Pas takimit të mbrëmshëm, palët thanë se janë dakorduar për vendosjen e parimeve për një qeveri të re "kombëtare".

Një marrëveshje e tillë ndërmjet Partisë Radikale, koalicionit të Koshtunicës dhe socialistëve të Millosheviqit do t'u mundësonte nacionalistëve të vijnë në pushtet për herë të parë prej përmbysjers së Millosheviqit, në vitin 2000.