Kennedy diagnostikohet me tumor malinj në tru

Senatori i Massachusetts Edward Kennedy, vëllai i presidentit të vrarë John F. Kennedy dhe veteran i politikës liberale në Amerikë, është diagnostikuar me tumor malinj në tru.

Kennedy, 76 vjeçar, u hospitalizua të shtunën në një spital në Boston, pas një goditje konvulsive.