Vazhdon angazhimi i sllovenëve në KFOR

Qeveria e Sllovenisë miratoi vendimin për vazhdimin e angazhimit të trupave ushtarake në kuadër të KFOR-it.

Në shtator, batalioni që aktualisht ndodhet në Kosovë, do të zëvendësohet me njësitet e motorizuara.

Po sot, Ministri i Mbrojtjes së Armenisë Seiran Oganesion paralajmëroi dyfishimin e numrit të paqëruajtësve nga ky vend në Kosovë.

Aktualisht, në kuadër të KFOR-it janë të angazhuar rreth 17 mijë ushtarë.