Solana raporton në PE për Kosovën

Shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana po raporton për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Solana po flet për vendosjen e EULEX-it në Kosovë. Misioni ishte paraparë të fillonte nga aktiviteti i plotë më 15 qershor, por janë lajmëruar vonesa për shkak të paqartësive rreth pranisë së Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Pritet që pas fjalës së Solanës të ketë debate dhe pyetje nga europarlamentarët.

Javën e kaluar Komisioni i PE-së për Evropën Juglindore ka diskutuar me një delegacion të Kuvendit të Kosovës rreth zhvillimeve në vend dhe praninë evropiane atje.