Raketa palestineze vret një izraelit, plagos tre

Një person e ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në sulmin raketor të palestinezëve në jug të Izraelit.

Burimet spitalore thanë se raketa e goditi një fermë në afërsi të Rripit të Gazës.

Përgjegjësinë për sulmin e morim grupi militant Hamas.

Që nga viti i kaluar kur Hamasi e mori nën kontroll Gazën, militantët palestinezë pothuaj për çdo ditë kanë shkrepur raketa në Izrael.