Karzai: Forcat e huaja duhen dhe për 10 vjet

Afganistanit i duhen edhe së paku 10 vjet që të jetë në gjendje të vetmbrohet dhe të drejtojë plotësisht punët e shtetit.

Deklarata u bë nga presidenti afgan Hamid Karzai gjatë vizitës së tij në Hollandë.

Kryeministri hollandez premtoi përpjekje shtesë në aftësimin e policisë afgane, por njëherësh kërkoi nga Afganistani të bëjë më shumë për të ndërtuar forcën e vetë policore.

Karzai gjendet në një turne evropian, ku të enjten do të marrë pjesë në konferencën e donatorëve në Paris. Në këtë konferencë do marrë pjesë dhe presidenti Bush.