Tadiq: Serbia kundër Kushtetutës së Kosovës

Presidenti i Serbisë Boris Tadiq tha se Kushtetuta e Kosovës është hap ilegal me "pasoja të dëmshme".

"Serbia nuk e pranon shpalljen e Kushtetutës së Kosovës si fakt juridik. Hyrja në fuqi e saj është ngjarje politike, sipas meje, me pasoja të dëmshme, por për Serbinë nuk është juridikisht e vlefshme" tha Tadiq, për mediat në Beograd.

Ai tha se "Serbia e sheh Kosovën si krahinën e saj jugore dhe do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin mbi territorin e saj me mjete paqësore".

"Jemi të gatshëm të kthehemi në tryezën e negociatave dhe për këtë do të insistojmë në të gjitha forumet ndërkombëtare. Kjo do të jetë strategjia dhe përgjigja jonë" tha Tadiq.