Scheffer arriti për vizitë në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap De Hoop Scheffer arriti sot në Prishtinë për të zhvilluar takime me përfaqësuesit më të lartë vendorë e ndërkombëtarë.

Ai takohet me komandantin e forcave paqëruajtëse Xavier de Marnac, shefin e ri të administratës së OKB-së Lamberto Zannier, autoritetet e misionit evropian në Kosovë dhe me presidentin Fatmir Sejdiu e kryeministrin Hashim Thaçi.

Përveç këtyre takimeve, ai do të vizitojë edhe disa nga bazat e forcave paqëruajtëse në Kosovë, përfshirë edhe ato që janë të stacionuara në veri.