Haxhiu: Nuk kam gabuar me publikimin e emrit

Gazetari Baton Haxhiu i tha sot Tribunalit të Hagës se nuk ka gabuar kur ka publikuar identitetin e një dëshmitari të mbrojtur, pasi emri i tij veç ka qenë i njohur.

"Ja pak njerëz e dinin emrin e tij. Kosova është vend i vogël dhe sekretet nuk zgjasin shumë, sidomos kur bëhet fjalë për liderët e përpjekjeve të armatosura kundër serbëve gjatë luftës në Kosovë" tha Haxhiu.

Ai tha se asnjëherë nuk ka "dëshiruar të ndërhyjë në çështje të gjyqësisë".