Londër: Rusia akuzoi diplomatin britanik për spiunim

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme britanike tha se autoritetet e Rusisë e kanë akuzuar diplomatin britanik, Christopher Bowers, për spiunim. 

Zoti Bowers është drejtor i Agjencisë britanike për tregti dhe investime, që u jep ndihmë kompanive të Britanisë, që bëjnë biznese në tregjet ndërkombëtare. Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Raportet e Britanisë dhe të Rusisë janë ftohur prej vrasjes së agjentit rus, që ishte shndërruar në kritik të Kremlinit, Alexander Litvinenko, në Londër, në nëntor të vitit 2006.