Rice: Irani të japë përgjigje serioze

Irani përballet me mundësinë e sanksioneve shtesë nëse nuk respekton afatet kohore lidhur me reduktimin e programeve bërthamore.

Deklarata e Sekretares amerikane të Shtetit ishte e para pas takimit të fundjavës ku në takimin e Iranit me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare morri pjesë dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara.

Rice shtoi se Irani duhet të japë "një përgjigjje serioze". Rice po udhëton drejt Abu Dahabit dhe më pas do qëndrojë në disa vende aziatike.