Shkup: Kuvendi miraton qeverinë Gruevski

Parlamenti i Maqedonisë aprovoi mbrëmë përbërjen e qeverisë së re, të paraqitur nga kryeministri Nikola Gruevski.

78 deputetë të pranishëm në seancë, votuan për kabinetin e ri të koalicionit VMRO-DPMNE dhe Bashkimit Demokratik për Integrim.

Në seancë nuk ishin të pranishëm deputetët e Partisë Demokratike Shqiptare dhe ata të Unionit Socialdemokrat.