Britania njeh pashaportat e Kosovës

Britania e Madhe ka pranuar pashaportat e Republikës së Kosovës. Nga nesër fillon dhënja e vizave britanike edhe në pashaportat e reja, njofton Ambasada e Britanisë në Prishtinë. Të njëjtat burime theksojnë se edhe dokumentat e udhëtimit të lëshuara nga UNMIK-u mbeten të vlefshme.