Cindy McCain – udhëtoi për në Gjeorgji

Cindy McCain, bashkëshortja e kandidatit presidencial amerikan, John McCain, është nisur për në Gjeorgji, ku ajo pritet të ofroj mbështetje për këtë vend dhe ta vlerësoj situatën humanitare, pas konfliktit ushtarak me Rusinë.

Bashkëshorti i saj, John McCain, ka dënuar fuqishëm Rusinë dhe ka mbështetur Gjeorgjinë gjatë konfliktit aktual.

Cindy McCain shpeshherë angazhohet në punë humanitare tejoqeanit. Më herët këtë vit ajo qëndroi edhe në Kosovë.