Uragani Gustav drejt SHBA-së

Agjencia Federale Amerikane per Menaxhim dhe Emergjencë(FEMA) pret që uragani Gustav të godasë brigjet e gjirit të Meksikos jo më larg se të hënën.

Kjo agjenci pret që stuhia të kalojë në kategorinë pesë.

Shefi i agjencisë David Paulison ka thënë se është dërguar ndihmë për të evakuar njerëzit nga qyteti i New Orleans-it.

Ndërsa, prefekti Ray Nagin, u ka bërë thirje banorëve që menjëherë ta lëshojnë qytetin:

"Ju duhet të keni frikë, të shqetësoheni dhe të lëvizni jashtë Nju Orleansit menjëherë. Kjo është stuhia e shekullit". ka thënë Nagin.

Me nje erë prej 230 kilomtera në orë, uragani Gustav tashmë ka goditur Kubën. Deri më tani kjo stuhi ka lënë të vdekur 80 persona në Karaibe.