Në Kanada mbahen zgjedhjet parlamentare

Në Kanada, votuesit kanë dalë në vendvotime për të zgjedhur parlamentin e ri.

Kryeministri konservator Stephen Harper, i cili drejton qeverinë e pakicës prej vitit 2006, i caktoi zgjedhjet një vit para kohe në përpjekje për të fituar shumicën.

Projektimet tregojnë se konservatorët do të kthehen në pushtet, por me gjasë nuk do fitojnë shumicën.