SHBA: Obama kryeson me 4%

Kandidati presidencial demokrat Barack Obama kryeson anketat e opinionit përballë rivalit të tij repulikan senatorit John McCain.

Obama udhëheq ndaj McCain-it me 4%. Anketa e fundit e Reuters, e bërë publike mëngjesin e sotëm, tregon se Obama gëzon në mesin e votuesve amerikanë një mbështetje që arrin në 48% krahasuar me 44% të votuesve që mbështesin McCain-in.

Zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen më 4 nëntor.